Sigal

Të gjithë e urrejmë atë ndjesinë kur mezi mbyllim zinxhirin e fundit ose pantallonave. Ja disa këshilla të dobishme nëse doni të luftoni fryrjen abdominale dhe të keni një bel më të hollë.

Çfarë duhet bërë për të pasur një bark të sheshtë?

 

Ujë

Uji është aleat i pazëvendësueshëm për pastrimin e organizmit, luftimin e celulitit dhe shfryrjen e barkut. Duhet të pini një shishe 1.5 litër me ujë pa gaz në ditë.

Çajra dhe lëngje të shtrydhura

Pirja e çajrave pastrues dhe lëngjeve të shtrydhura të frutave dhe perimeve është një zgjidhje e shkëlqyer për të reduktuar yndyrën e tepërt në abdomen në mënyrë të thjeshtë dhe të shëndetshme.

Fibrat

Barku, zorrët e acaruara dhe problemet e tretjes mund të luftohen nëse marrim dozën e duhur të fibrave çdo ditë.  Është mirë të merrni drithëra integrale, bukë dhe pasta, fruta me gjithë lëkurë, perime të gjalla dhe krunde.

Ecje dhe vrap

Ecja me hap të shpejtë ose vrapi për 30 minuta çdo ditë ju ndihmojnë jo vetëm të ndiheni në formë, por edhe kundra fryrjes së barkut duke favorizuar tranzitin e ushqimit në zorrë dhe duke përmirësuar tretjen.

Ushtrime fizike

Bërja e ushtrimeve fizike dy herë në ditë: 30-40 minuta gjimnastikë e përditshme, 3 herë në javë. Sportet ideale janë ato të rezistencës si noti, vrapi, tapis roulant, biçikleta, aerobia dhe stepi. Nëse pëlqeni lojrat në ekip, volejbolli është një sport që stërvit të gjithë muskujt.

Frymëmarrje korrekte

Kryeni frymëmarrje të thella, duek kontraktuar dhe relaksuar diafragmën. Evitoni mbajtjen e frymës dhe nëse mundeni, mos pini më cigare.

Disiplina e vakteve

Një mëngjes mbreti, një drekë princi dhe një darkë prej të varfëri janë baza për të mos pasur një bark të fryrë. Ngrënia e tepërt në mbrëmje favorizon yndyrën në nivel abdominal.

Fruta të thata

Një grusht fruta të thata në ditë dhuron një ndjesi ngopjeje dhe përmban vitamina, yndyra të pangopura dhe kripëra minerale. Mos e ekzagjeroni me konsumin dhe zgjidhni gjithmonë fruta të thata pa kripë.

Masazhe dhe kremëra

Një masazh në bark mund të favorizojë drenazhimin dhe reduktimin e yndyrave të tepërta. Nëse përdorim një krem hidratant i dhurojmë lëkurës edhe elasticitet duke parandaluar strijat. Bëni lëvizje të vogla rrethore me duart në bark çdo ditë pas dushit.

Produkte natyrale

Përdorni vetëm produkte natyrale të këshilluara nga një erboristeri me reputacion të mirë: për shembull farat e kumit dhe finokut janë të dobishme për funksionin e tyre tretës.

Çfarë duhet të evitoni për të pasur një bark të sheshtë?

Ushqime me yndyrë, të skuqura dhe me maja (bukë dhe pica). Limitoni konsumin e bishtajoreve dhe patateve që tentojnë të shkaktojnë fryrje barku.

Lëngje me gaz dhe sheqer të cilat shkaktojnë fryrje për shkak të anhidritit karbonik.

Dietat drastike

Alkoolin i cili është numër një për fryrjen e barkut. Më mirë një gotë verë e bardhë se një cocktail.

Duhanin i cili ndikon në rritjen e volumit abdominal.