Pse ‘dridhemi’ kur fillon të na zërë gjumi

819
Sigal

Ndërkohë që jemi duke na zënë gjumi, ndodh që një dridhje e të gjithë trupit të na shkundë dhe të na bëjë sërish të ndërgjegjshëm për pak sekonda. Sado e çuditshme të duket, ka një shpjegim.

Kjo është një spazmë e pavullnetshme muskujsh që ndodh kur një person është duke e zënë gjumi dhe quhet dridhje hipnagogjike.

Kjo dukuri ka marrë këtë emërtim duke iu referuar gjendjes hipnogogjige,periudha kalimtare midis gjendjes së zgjuar dhe gjumit. Dridhjet hipnagogjike njihen gjithashtu gjerësisht si dridhje hipnike ose fillimet e gjumit.
Spazmat e muskujve mund të ndodhin spontanisht ose mund të nxiten nga tinguj, drita ose stimuj të tjerë të jashtëm.
Disa njerëz kanë dridhje hipnagogjike të shoqëruara me halucinacione, ëndrra, ndjesinë e rrëzimit ose drita të forta apo zhurma të larta që iu vijnë nga brenda kokës.

Fillimet e gjumit janë të zakonshme, sipas disa studimeve 60 deri në 70 për qind e njerëzve mund t’i përjetojnë.
Shumë njerëz mund të kenë dridhje hipnike natën pa e kuptuar, duke qenë që këto dridhje shpesh nuk mbahen mend, sidomos nëse nuk shkaktojnë zgjimin e njeriut.

Disa shkencëtarë besojnë që disa faktorë si stresi, ankthi, lodhja, kafeina dhe mungesa e gjumit, mund të rrisin shpeshtinë apo forcën e dridhjeve, por një studim qwwpërfundimtar mungon, për këtë çështje.
Gjithashtu kërkuesit nuk janë të sigurt për shkaqet e dridhjeve, por ekzistojnë disa teori.
Një hipotezë thotë që dridhjet hipnagjenike janë një pjesë natyrale e kalimit të trupit nga gjendja zgjuar në gjumë dhe ndodhin kur nervat “dështojnë” gjatë procesit.
Një ide tjetër jep shpjegimin që spazmat janë një refleks shumë i vjetër ndaj lëshimit të muskujve në kohën kur fillon gjumi – truri keqinterpreton relaksimin si shenjë që primati po bie nga pema dhe detyron muskujt të reagojnë menjëherë.