Prindër mos jua ndaloni fëmijëve telefonin! Rrezikoni ti pengoni zhvillimin

454

Fëmijët s’duhet të përdorin për orë të gjata smartphone-ët pasi ndikon negativisht në shëndetin e tyre.

Por duhet të bëni kujdes dhe me kohën e kufizuar pasi nëse e teproni mund do të konsiderohet abuzim ndaj fëmijës tuaj.

Ky është përfundimi që ka arritur një studim fundit i një grupi shkencëtarëve ndërkombëtar.

Nëse një fëmijë 4 vjeçar nuk do të përdorë smartphonin mund të ketë probleme me komunikimin, do ta pengojë të njihet me botën dhe do ta vendos në qendër të talljeve të shokëve të tij.

Udhëheqësi i studimit profesor Cashmore, raporton se ky studim ndërkombëtar u bazua në vëzhgimin e 2 mijë fëmijëve dhe në shqyrtimin e studimeve të mëparshme.

Sipas tij fëmijët e vegjël të cilët sapo kanë nisur të mësojnë fjalët e para duhet tu lejohet përdorimi i telefonit pasi është si një enciklopedi për ta.

Nëpërmjet tij ata mund të luajnë lojëra dhe të shohin video të cilat do ti ndihmojnë në zhvillimin e tyre.

Por ama këshilla e tij është për fëmijët parashkollor pasi për grupmoshën tjetër ky studim bije poshtë pasi qëndrimi i gjatë në telefon do ti bëj më antisocial dhe të mbyllur në vetvete.