Piu lëng baterie për të zëvendësuar kokainën, këngëtari i njohur përfundon në spital

208

Familja e një këngëtari të njohur grek është tronditur kur mësoi se kishte pirë lëngun e baterisë së makinës.

Artisti, identiteti i të cilit nuk dihet kishte varësi ndaj kokainës. Mbrëmjen kur ndodhi incidenti, shpërndarësi i tij nuk ishte i disponueshëm. Për këtë arsye, ai mori lëngun e baterisë pasi kishte dëgjuar se ka të njëjtin efekt si kokaina.

Efektet anësore ishin më të mëdha pasi mbeti pa ndjenja në mes të rrugës.

Ai u gjet nga një person i varfër, i cili e coi me urgjencë në një spital. Atje kryen pastrimin e stomakut dhe të gjitha ekzaminimet mjekësore për ti shpëtuar jetën.

Sipas mediave të huaja, ai do të qëndrojë disa ditë në spital derisa të marrë veten.