Për tu habitur!Vogëlushja jeton qetësisht me pitonin

173

Kjo vajzë e vogël ka ‘mik të ngushtë’ këtë piton masiv të verdhë. Shumë njerëz do iknin me vrap nëse do e shikonin një piton të tillë por vogëlushja duket shumë e relaksuar teksa e mban atë pranë vetes dhe madje edhe e përqafon dhe e përkëdhel.

Familja e saj ka disa të tillë ndaj edhe është rritur e rrethuar me gjarpërinj ndaj edhe kjo vogëlushe nuk ka aspak frikë të qëndrojë pranë tyre madje mund të themi se nuk mund të veprojë ndryshe.

Po ashtu në video shfaqet edhe një vogëlushe e cila është duke u kujdesur për një tjetër gjarpër masiv i cili duket se është i sëmurë. Pamjet këtë herë vijnë nga Indonezia ku kjo vogëlushe jo më shumë se 5 vjeç po kujdeset për një piton gjigant duke pastruar fytyrën e tij me një pambuk të pastër.