Sigal

Dashi

Duhet të tregoni kujdes për situatën financiare. Disa blerje,  të cilat nuk ju nevojiten duhet që t’i shmangni. Nëse po planifikon që të bëni një udhëtim, anulojeni.

Demi

Mund të keni disa pasiguri të vogla ekonomike sot. Pesimizmi karakterizon shenjën tuaj, por është diçka kalimtare. Energjia pozitive do të jetë sërish me ju.

Binjaket

Ofertat për pune nuk do të mungojnë në këtë ditë. Përpiquni që të bëni zgjedhjen e duhur duke u këshilluar edhe me një person që ka më shumë eksperience.

Gaforrja

Jeni pak konfuz sot. Veçanërisht në çështjet e dashurisë po tregoni pak pasiguri. Kjo ju bën të reagoni keq dhe ju fut në vështirësi përballë partnerit.

Luani

Prej disa ditësh nuk jeni në gjendje të mire shpirtërore. Vetmia është bërë kryefjalë për të lindurit në shenjën tuaj. Mos harroni se jeni shenjë e fortë dhe mund t’i tejkaloni të gjitha vështirësitë.

Virgjëresha

Nëse merreni me një biznes apo keni bërë një investim, gjasat janë që jeni i pakënaqur me rezultatet. Mos prisni që të siguroni fitime brenda ditës. Jepini kohë vetes.

Peshorja

Ka ardhur koha që të mendoni më shumë për veten tuaj. Në dashuri duhet të investoni më shumë. Mos kaloni shumë kohë brenda ambienteve të shtëpisë.

Akrepi

Ajo që ju nevojitet më shumë në këto momente është një mik besnik. Prej kohësh jeni ndjere i tradhtuar nga njerëzit që ju rrethojnë. Situata nuk duket shumë pozitive në këtë drejtim.

Shigjetari

Keni lënë pas dorë njerëzit që ju duan dhe kujdesen më shumë për ju. Nëse ky është rasti edhe për ju si person, ndryshoni menjëherë sepse do të zhyteshit në një gabim të madh.

Bricjapi

Keni nevojë për vëmendjen e dikujt. Kjo ju bën që të ndërmerrni disa veprime të dëshpëruara, të cilat mund t’ju dëmtojnë, veçanërisht reputacionin tuaj.

Ujori

Nëse nuk i zgjidhni vetë problemet tuaja, askush nuk ka për të zgjidhur ato. Veproni tani sa jeni në kohë dhe do të ndiheni i kënaqur me rezultatin.

Peshqit

Nëse fati nuk ka qenë me ju në lidhje me paratë, kjo do të thotë se ju duhet të hyni në aksion të menjëhershëm. Mos ia lini gjërat rastësisë veçanërisht kur bëhet fjalë për çështjet ekonomike.