Sigal

Dashi
Natyra ju ka dhuruar besim në vetvete dhe inteligjencë, kështu që përdoreni atë, ashtu siç duhet. Vështirësitë financiare mund t’ju çojnë drejt kritikave dhe argumenteve. Përgatituni t’iu thoni jo personave që presin shumë prej jush.

Demi
Ka gjasa të përballeni me kritika për shkak të zakonit tuaj për të kritikuar shumë të tjerët. Sot do të keni dëshirë të udhëtoni dhe të shpenzoni para, por më pas do t’ju vijë keq nëse e bëni një gjë të tillë. Mund të keni një zënkë me partnerin/partneren tuaj për shkak të shpenzimeve.

Binjaket
Mos i humbisni energjitë duke i përdorur për gjëra të panevojshme, por përdoreni ato në drejtimin e duhur. Disa shpenzime të papritura do t’ju prishin ekuilibrin ekonomik. Sigurohuni që të mos bëni ndryshime në arredimin e shtëpisë pa marrë miratimin e të tjerëve. Ka gjasa që të konfliktoheni me partneren/partnerin tuaj për shkak të mungesës së kohës për njëri-tjetrin.

Gaforrja
Përpiquni ta shijoni jetën sa më shumë të jetë e mundur. Përpiquni të ruani qetësinë para se t’ju dalë situata nga kontrolli në shtëpi. Sa i përket anës romantike, do të jetë dita e duhur. Një projekt të cilin keni kohë që e prisni do të shtyhet ende.

Luani
Duhet të kujdeseni më shumë për trupin duke bërë ushtrime vazhdimisht. Mos harroni asnjëherë se një fizik i shëndetshëm sjell edhe një mendje të shëndetshme. Mos ndërmerrni vendime të nxituara, sidomos kur keni të bëni me marrëveshje të mëdha financiare. Të afërmit tuaj do të jenë të gatshëm t’ju ndihmojnë shumë.

Virgjëresha
Sot nuk është një ndër ditët e tua me fat, kështu që bëni kujdes me fjalët që përdorni. Një nga të afërmit do të irritohet shumë nga veprimet tuaja të fundit. Komunikimi me partnerin/partneren do t’ju ndihmojë për t’i menduar gjërat më mirë.

Peshorja
Përpiquni të relaksoheni sa më shumë të jetë e mundur, mbi të gjitha pas pune. Të ardhurat financiare do të rriten në pjesën e dytë të ditës. Sot do të vendosni ekuilibrat në familjen tuaj. Dëgjojini problemet e të tjerëve dhe përpiquni t’i mbani gjërat nën kontroll. Ka gjasa që partneri/partnerja juaj t’i kushtojë më shumë rëndësi familjes së vet sesa tuajës.

Akrepi
Është koha e duhur që personat, të cilët vuajnë nga zemra të heqin dorë nga kafeja, pasi konsumi i tepërt i saj mund t’ju rrisë tensionin. Sot do të përjetoni ulje ngritje në çift. Megjithatë është dita e artë për t’i dhuruar dashuri njëri-tjetrit.

Shigjetari
Tensioni në punë do t’ju shkaktojë stres. Ka gjasa të pësoni humbje nëse investoni pa marrë këshillat e duhura. Do të keni nevojë për ndihmë nga të afërmit tuaj. Përpiquni të mendoni pozitivisht sa më shumë të jetë e mundur. Për çiftet e martuar nuk është dita ideale, por bisedoni me partnerin dhe planifikoni diçka argëtuese.

Bricjapi
Tregoni durim, pasi ky do të jetë çelësi i suksesit tuaj. Aktivitetet sociale në mbrëmje mund të kalojnë pritshmëritë tuaja. Mund të takoni dikë që do t’ju bëjë të përjetoni ekstazinë e dashurisë. Sa i përket çifteve të martuar, mund të dashuroheni sërish me bashkëshorten/bashkëshortin tuaj pasi ai/ajo e meriton.

Ujori
Do të jeni të pasiguritë rreth asaj çfarë dëshironi. Sot ka gjasa të humbisni dashurinë e vërtetë. Megjithatë mos u shqetësoni se gjithçka ndryshon me kohë. Përqendrohuni në punë dhe qëndroni larg konfrontimeve emocionale.

Peshqit
Mos e humbisni qetësinë për asnjë lloj arsye pasi do të shkaktojë probleme të përhershme në familjen tuaj. Sot nuk do të jeni shumë i duruar, por bëni kujdes me fjalët pasi mund të ofendoni njerëzit përreth jush. Shëndeti i partnerit/partneres suaj mund t’ju shqetësojë sot.