Sigal

Dashi 
Të gjitha përpjekjet e bëra do kurorëzohen me sukses dhe do ndiheni shumë më mirë se më parë. Në familje do mbizotërojë mirëqenia. Fusha profesionale do jetë gjithë kohës e mbrojtur.

Demi 
Në punë duhet t’i dyfishoni përpjekjet nëse doni të arrini sa më shpejt majat. Në familje mos u tregoni të paduruar. Sektori i financave do jetë përgjithësisht i qetë.

Binjakët 
Në punë do jeni me shumë fat dhe mund të merrni edhe propozime për rritje në detyre. Gjendja shëndetësore nga ana tjetër nuk do jetë shumë e mirë.

Gaforrja 
Në punë do jeni mjaft ambiciozë dhe do mundoheni t’i arrini të gjitha synimet që i kishit vënë vetes. Në familje do keni disa mosmarrëveshje, por pa pasoja.

Luani 
Për punën do jetë një periudhë pozitive dhe e mbushur me arritje. Edhe jeta familjare do jetë e qetë. Me dashurinë jo gjithçka funksionon siç duhet.

Virgjëresha 
Në punë do jeni krijues dhe të gatshëm për të bërë më të mirën vetëm për të arritur atje ku doni. Disa kolegë do ju ndihmojnë. Në familje duhet të tregoheni më mirëkuptues.

Peshorja 
Për shëndetin nuk duhet të shqetësoheni, pasi gjendja ka për të qenë shumë e mirë. Në punë duhet ta dyfishoni përpjekjen. Jo çdo gjë do ju ecë sipas planeve në dashuri.

Akrepi 
Beqarët do kenë një ditë të paqëndrueshme dhe shpeshherë do ndihen të përhumbur. Për buxhetin nuk do përkujdeseni shumë, megjithatë fati do jetë me ju.

Shigjetari 
Buxheti do jetë i qëndrueshëm. Në punë do keni mundësi të mira. Përfitoni nga shansi që ju ofrohet dhe keni për të ecur përpara. Jeta familjare do mbetet e qetë.

Bricjapi 
Shëndeti parashikohet të jetë i shkëlqyer. Shfrytëzojeni sa më shumë që të mundeni aspektin e mirë planetar. Me miqtë gjithashtu do keni marrëdhënie të mirë.

Ujori 
Shëndeti mund të paraqesë disa shqetësime të vogla. Klima në familje do jetë e ngrohtë. Në vendin e punës yjet do kenë ndikim të madh sot për të lindurit në shenjën tuaj.

Peshqit 
Financat do i menaxhoni me shumë kujdes dhe maturi, prandaj gjendja do mbetet e mirë gjatë gjithë kohës. Për shëndetin duhet të keni më shumë vëmendje.