Dashi
Sot do të ndiheni të lodhur dhe ka shumë mundësi të mërziteni për disa çështje të vogla. Do të fitoni para mjaftueshëm, por përpiquni të mos shpenzoni më shumë se buxheti juaj. Vlerësoni arritjet e bashkëshortit/bashkëshortes suaj. Sa i përket anës romantike, është dita juaj me fat.

Demi
Mbështetja e disa personave me shumë influencë do t’ju ndihmojë shumë. Do të arrini të përfundoni disa detyra të lëna përgjysmë. Do të irritoheni nga sjellja e disa personave që ju rrethojnë. Sa i përket marrëdhënies në çift, realiteti dhe ëndrrat do gërshetohen me njëra tjetrën.

Binjakët
Mbani dietën nën kontroll dhe bëni sa më shumë ushtrime fizike për të qenë në formë. Mbrëmjet me miqtë do t’ju kënaqin pamasë, por do të ishte mirë të merrnit disa ditë pushime. Çiftet e martuara do të kalojnë një ditë shumë të mirë.

Gaforrja
Nevojat e të tjerëve do të ndikojnë tek dëshira për t’u kujdesur për veten. Mos bëni gjëra jashtë dëshirës suaj. Duke kaluar kohë me familjen dhe fëmijët do t’ju ndihmojë të rigjeneroheni. Sot do të mendoni shpesh për partnerin/partneren tuaj.

Luani
Bëni kujdes gjatë punëve të shtëpisë. Çdo pakujdesi mund t’ju shkaktojë probleme. Rritja e të ardhurave do t’ju bëjë të kryeni disa blerje të rëndësishme. Përpiquni të mos ofendoni të tjerët dhe përshtatjuni nevojave familjare. Mund të përfshiheni në një debat me bashkëshortin/bashkëshorten tuaj.

Virgjëresha
Sot duhet të relaksoheni dhe të gjeni lumturinë mes miqve të ngushtë dhe familjarëve. Ka gjasa të pësoni humbje nëse investoni pa marrë këshillat e duhura. Mos e nxisni më tej një konflikt me të cilin do të përballeni, por përpiquni ta zgjidhni atë.

Peshorja
Rritja e shpenzimeve do t’ju shqetësojë. Një debat i panevojshëm mund të shkaktojë tensione në familje. Dëgjoni më të mëdhenjtë dhe mendoni me qetësi sesi t’i zgjidhni problemet. Jeta juaj romantike do të marrë një kthesë të bukur sot.

Akrepi
Buzëqeshja është kundërpërgjigja ndaj të gjitha problemeve. Duhet të bëni pak pushim dhe dilni me miqtë. Sa i përket anës romantike, nuk do të jetë dita e duhur sot, pasi do të keni përplasje me partnerin/partneren tuaj. Ka gjasa që planet për të udhëtuar t’iu shtyhen për shkak të disa ndryshimeve në moment të fundit.

Shigjetari
Disa vendime që keni marrë në të kaluarën do t’ju shqetësojnë aq shumë sot saqë nuk do dini sesi të veproni më tej. Ka gjasa që të takoheni me dikë, të cilën/cilën keni shumë kohë pa e parë. Sa i përket çifteve të martuara, do të përjetojnë diçka të pazakontë.

Bricjapi
Bëni shumë kujdes kur të ngisni makinën, sidomos tek vijat e bardha. Do të keni shumë dëshirë të udhëtoni dhe të shpenzoni para, por do t’ju vijë shumë keq nëse e teproni. Do të kaloni një ditë të lodhshme me fëmijët. Mundësia për të ndihmuar të tjerët do t’ju kthehet në respekt. Nuk ka rëndësi sesa mund të grindeni me bashkëshortin/bashkëshortin tuaj. Mos harroni që ju e dashuroni shumë njëri-tjetrin.

Ujori
Jepini prioritet shëndetit dhe jo jetës shoqërore. Eksploroni mundësi të reja investimi, por veproni vetëm pasi t’i keni studiuar mirë projektet. Ka gjasa që një miqësi e ngushtë t’ju kthehet në dashuri. Për çiftet e martuar, do të kalojnë një ditë shumë të këndshme sot.

Peshqit
Shmangni diskutimet rreth shëndetit tuaj dhe ushtrohuni sa më shumë fizikisht. Sot do të njihni disa miq të rinj. Ka gjasa që t’i falni dikujt një gabim në të kaluarën, çfarë do t’ju bëjë të ndiheni shumë mirë. Bashkëshorti/bashkëshortja juaj do të jetë në humor dhe mund t’ju befasojë me një surprizë shumë të veçantë.