Orangutangu bën çdo ditë masazh për tu ringritur në këmbë!

833
Sigal

Një kopsht zoologjik në Beijing tregon përkujdesje të vazhdueshme për një organgutang duke përdorur masazh tradicional kinez.

Kafsha e quajtur Pang Pang vuan nga një sëmundje që lidhet me moshën e saj të vjetër si kocka të dobëta, gjë që i shkakton vështirësi në të ecur.

Para trajtimit, organgutangu mund të zvarritet vetëm për të arritur ushqimin. Stafi i kujdesit në kopshtin zoologjik shpreson se kafsha mund të ngrihet sërish në këmbë me anë të këtij masazhi pasi është një lloj mjekësie që ka trajtuar shumë kafshë.

Sipas Beijing Youth Daily, Pang Pang ka bërë disa lëvizje dhe ndonjëherë ngrihet në këmbë pasi ka kaluar një vit nga trajtimi.