Njihuni me shtetin që ka 1 vit pa internet

524
Sigal

Mund të duket e pabesueshme por Çadi ka hyrë në ditën e 365 pa internet, pra një vit pa internet.

Faktikisht në mars të 2018 u ndalua me një ligj futja në mediat sociale.

Reformat lejojnë presidentin e tanishëm Idriss Deby që të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2033, kur do të jetë 81 vjeç. Deby ka qenë në pushtet që nga viti 1990 dhe më parë kishte premtuar që do kufizonte mandatet e udhëheqësve në shtetin që ai drejton. Shteti afrikan është i prekur shumë nga konfliktet., shkruan CNN.

Ai ka pasur një të kaluar me shumë konflikte religjioze dhe etnike, ngjarje që kanë shkaktuar luftë civile të kohë pas kohëshme që kur vendi fitoi pavarsinë nga Franca në vitin 1960.

Rënia e internetit ka ndikuar edhe në ekonominë e vendit. Nga 15 milionë banorë që ka vendi, 6 milionë jetojnë në varfëri.