Sigal

Ka disa njerëz që janë shumë xhelozë vetëm se janë shumë të pasigurt dhe kanë shumë mosbesim. Sipas astrologjisë, këto janë katër shenjat e Horoskopit që janë më xhelozë se të tjerët:

Demi– Ata janë njerëz posesiv, kryesisht me partnerët e tyre. Ata nuk besojnë as tek hija e tyre. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm nëse doni ti mashtroni pasi kur e zbulojnë gënjeshtrën, nuk arrijnë të besojnë më asnjëherë tek ai person.

Gaforrja– Njerëzit e kësaj shenje i japin 100% njeriut që duan dhe bëjnë sfida për të kuptuar nëse dashuria e tyre është reciproke. Kurrë mos tradhtoni dikë të shenjës së gaforres pasi merr hak në mënyrë shumë të rëndë.

Akrepi– Është një prej shenjave më xheloze dhe nuk fal asnjë lloj tradhtie. Janë njerëz shumë intuitivë, prnadaj duhet të jeni të kujdesshëm nëse talleni me ta.

Bricjapi– Edhe nëse nuk e pranojnë dhe thonë se nuk janë xhelozë, ata janë shumë pasi e kanë të vështirë të krijojnë besim tek partneri i tyre. Nëse i tradhtoni nuk arrini të ktheheni sërish me ta pasi nuk jua japin faljen me asnjë kusht.