Me ardhjen e dimrit dita është zvogëluar dhe është nata ajo që mbizotëron. Megjithatë ne kemi fatin e madh që jetojmë në Shqipëri dhe dita si dhe dielli nuk mungojnë edhe gjatë dimrit.

Ndërkohë që një fshat në Alaskë, nuk ka për ta parë dritën e diellit deri në 23 janar të vitit të ardhshëm.

Utqiagvik, në Alaskën veriore, pati lindjen e fundit të diellit të dielën, më 18 nëntor, dhe tani pritet të mbesë 65 ditë në errësirë totale. Fshati nuk do ta shoh dritën e diellit deri më 23 janar për shkak të të ashtuquajturës “nata polare”.

Kjo për shkak se, sipas The Weather Channel, dielli nuk lind në veri të Qarkut të Arktikut prej mesit të nëntorit deri në fund të janarit, për shkak të vendosjes në pozitë të pjerrtë të Tokës karshi diellit.