Ka lëngje ekzotikë, të shijshëm, detoks dhe lëngje për spotistët; duke përzier fruta dhe perimeve për të marrë pije për shije të ndryshme.

Në vend të pyetjes klasike: ‘Nëse do të ishe një përbërës, çfarë do të ishe?”, sot ju propozojmë një pyetje tjetër: “Çfarë smoothie je?

Gjithashtu do t’ju propozojmë receta lëngjesh të cilët përfaqësojnë tipologji të ndryshëm personash.

Është smoothie i shijshëm për ata që nuk mërziten për linjat dhe detoks për të tjerët që “e kanë me merak peshën”. Më tej është lëngu klasik pë rata që pëlqejnë shijet e thjeshta, ekzotiku për ata që pëlqejnë shijet nga vendet e largëta dhe superfemërorë.

Si të bëni smoothie

Mbani mend që për të bërë një smoothie, thjesht duhet të lani mirë frutat dhe perimet dhe ti fruloni me një përbërës të lëngshëm si përshembull qumësht ose thjesht ujë dhe akull.

Frutat dhe perimet duhet të jenë të ruajtura në frigorifer dhe jo shumë të pjekura. Zgjidhni gjithmonë përbërës të sezonit.

Ja tipologjitë për çdo smoothie

I shijshëm

Përbërësit janë banane, gjalp kikiriku ose krem lajthish, qumësht pana ose akullore. Kompletojeni me kakao pluhur.

I shëndetshëm
Smoothie më i gjelbër nga të gjithë. Përbërësit janë spinaq, lakër jeshile, mollë jeshile, kivi, xhenxhefil i freskët dhe kastravecë.

Fëmijëror
Smoothie që u pëlqen si fëmijëve ashtu dhe të rriturve. Përbërësit janë të ëmbël dhe me kalori, domethënë banane dhe luleshtrydhe. Kaq të thjeshtë!

Romantiku në të kuqe
Është me të vërtetë i shijshëm, romantik apo jo. Përbërësit janë luleshtrydhe, fruta pylli dhe gjethe menteje.

Cigani
Një smoothie i cili gllënjkë pas gllënjke ju çon në vende të largëta. Për ata që dëshirojnë aventurat. Përbërësit janë mango, ananas dhe papaja.

Energjiku
Një smoothie për atë që e ka gjithmonë me nxitim dhe ka nevojë për energji. Përbërësit janë avokado, qumësht kokosi ose bajamesh, lëkurë dhe lëng limoni dhe sheqer kaf.

Adhuruesin e natyrës
Për të gjithë ata që më shumë kanë dëshirë t’i mbledhin frutat e tyre se sa t’i blejnë. Përbërësit janë mollë, dardhë dhe qumësht i plotë. Përfundojeni me kanellë.

Sportivi
Një smoothie supervitaminoz dhe me proteina për kë bën shumë sport. Përbërësit janë mollë, fruta pylli, kanellë, xhenxhefil e kurkuma dhe qumësht soje.