Çfarë ka më të mirë sesa një pauzë e freskët për t’i ikur paksa të nxehtit veror? Për të shuar etjen por edhe për të kënaqur qiellzën janë akulloret e llojeve të ndryshme: me kaush ose kupa, të freskëta ose të ngrira, dhe përveç tyre për të të shpëtuar nga i nxehti është edhe akulli i grirë.

Ndiqni me kujdes  klasifikimin e mëposhtëm, gjejeni veten mes shijeve që ju përfaqësojnë dhe zbuloni paskëtaj se si nëpërmjet akullores së preferuar dëshmoni edhe tipare të caktuara të karakterit tuaj…

Akull i grirë

Me portokall, mente, limon, qershi nuk ka rëndësi shija që zgjidhni, akulli i grirë është sinonim i lirisë. Kush preferon të përtypë këtë tip akulloreje është natyrë e lirë, dikush që do shoqërinë dhe kënaqësitë e jetës siç mund të jenë kuzhina e mirë dhe pija.

Akullorja me shkop

Në fillim kafshohet mbulesa më çokollatë – që mund të jetë ose me qumësht dhe e pasuruar me bajame të grira, – pastaj shijohet mbushja që zakonisht është akullore me qumësht ose fruta. Kush pëlqen këtë tip akulloreje është zakonisht natyrë vetmitare ose një lloj adoleshenti i përjetshëm.

Dashuria për çokollatën që copëtohet sjell ndërmend pasditet e nxehta të kaluara në det me familjen ose shoqërinë. Kush pëlqen versionin me fruta, veçanërisht ato ekzotike, është një person meditativ që vë në qendër shpirtin.

Akullorja me kupa

Ata që duan ta hanë akulloren me lugë, duke e shijuar pak e nga pak pothuaj me sy mbyllur për t’i perceptuar shijen janë persona perfeksionistë.

Gjesti i vazhdueshëm i lugës që zhytet në kremin e ngrirë dëshmon vështirësinë për ta lënë veten të ikë edhe në momente relaksi. Veç kësaj tipi i “kupës” është njeri jashtëzakonisht besnik dhe i gatshëm të braktisë çdo lloj joshjeje verore.

Akullorja artizanale me kaush

Kaushi thërret durimin dhe kërkimin e përvojave ndjesore të thella. Zgjedhja për të shijuar akullore artizanale shpesh e realizuar me përbërës të kërkuar si fëstëkët e Brontes (Siçili) ose vaniljen Burbon (nga Madagaskari), dëshmojnë një personalitet kureshtar dhe një jetë në kërkim të përhershëm të risive.

Përtypja e kaushit deri në grimcën e fundit është tipike e atyre njerëzve që jo vetëm e shijojnë akulloren deri në fund por edhe jetën në të gjitha anët. Zgjedhja e dyqanit nuk është kurrë rastësor por një pelegrinazh në kërkim të të shkëlqyerës.

Akullorja e paketuar

Akullorja e paketuar është gjithnjë në dispozicion në frigorifer për të kënaqur dëshirat e papritura. Kush i do biskotat me akullore në mes, kaushët e mbushur deri ne buzë, ose kutitë është një tip i organizuar, shpesh jo elastik dhe i gatshëm për të reaguar ndaj të papriturave.

Personat shumë romantikë bien shpesh pre e tentacioneve të ëmbla të akulloreve të ngrira sidomos atyre të paketuara në kuti që i hanë ngadalë duke ndjekur një film përlotës.