Një ekip shkencor ndërkombëtar, fotografojnë për herë të parë “Vrimën e Zezë”

503
Sigal

Një ekip shkencor ndërkombëtar kanë publikuar një arritje të rëndësishme në astrofizikë, duke fotografuar për herë të parë “Vrimën e Zezë”.

“Ne kemi parë atë çfarë e mendonim të pashikueshme”, është shprehur në një konferencë për shtyp në Washington Shep Doeleman, astronaut i Qëndrës për Astrofozikë në Harvard dhe drejtor i grupit për fotografimin e imazhit.

Imazhi është kapur në një galaksi të njohur si Messies 87, plot 55 milionë vite dritë nga planeti Tokë.

Për publikimin e këtij “rezultati të pashembullt” në kuadër të projektit “Event Horizon Telescope”, u mbajtën konferenca shtypi në Uashington, Bruksel, Santiago, Shangai, Taipei dhe Tokio.

Projekti nisi në vitin 2012 për të vëzhguar drejtpërdrejt një vrimë të zezë, duke përdorur një rrjet botëror teleskopësh si dhe bashkëpunimin ndërkombëtar të 200 studiuesve. Ata vunë në shënjestër dy vrima të zeza, super masive, të cilat ishin në qendër të galaktikave të ndryshme.

Një vrimë e zezë “gëlltit” yje, planete, gaz, pluhur dhe të gjitha format e rrezatimit elektromagnetik, teorikisht gjithçka që mund të shihet janë objekte që reagojnë ndaj vrimës së zezë dhe jo vrima në vetvete.