Nga Italia, pamjet spektakolare që hënës së plotë mbi malet shqiptare

581
Sigal

E përditshmja prestigjoze italiane “La Repubblica” publikon pamje mahnitëse që vijnë përtej detit Adriatik, nga Shqipëria.

Nën titullin “Otranto, shfaqet hëna e plotë mbi malet shqiptare”, gazeta e vendit fqinj publikon imazhet e Giusy De Santis dhe Luigi Marzo, të cilët kanë publikuar në rrjetet sociale pamje spektakolare.

“Nuk është hera e parë që që malet shqiptare mund të shihen nga brigjet e Salentos dhe dy fotografët nuk e kanë humbur rastin duke fokusuar kështu hënën që ngrihet mbi malin e Çikës”, shkruan Repubblica në shkrimin e saj.