Në rajonin e Kinës Pingxian, gjenden 6 vezë dinozauri në gjendje perfekte

590
Sigal

Nuk është e pazakontë gjurmimi i vezëve të cilat i takojnë periudhës së vonë Kretak dhe që u varrosën pjesërisht në baltë në rajonin e Kinës Pingxiang.

Disa të tilla u gjetën këtë fundjavë dhe u raportua në një muze lokal, ku tani janë vendosur vezët.

Pamjet e mrekullueshme tregojnë gjashtë vezë të dinozaurëve fosile të madhësive të ndryshme që shfaqen, të gjitha të mbuluara me baltë të kuqe.

Ekspertët nga Akademia Kineze e Shkencës studiuan fosilet, dhe konfirmuan se ato janë me të vërtetë vezë dinozauri.

Studiuesit kanë konfirmuar se këto vezë datojnë në periudhën e vonshme të Kretakut, e cila filloi 145 milionë vjet më parë dhe përfundoi 66 milionë vjet më parë./mirror.co.uk