Në përpjekje për tu bërë si Angelina Jolie, ja dukej vajza para operacioneve

848
Sigal

Rreth një vit më parë një vajzë iraniane u bë e famshme pas shpërndarjes së disa fotografive ku dukej si mos më keq.

Sahar Tabar e fiksuar me Angelina Jolie, iu nënshtrua disa operacioneve plastike për t’i ngjarë sa më shumë yllit hollivudian.

Megjithatë historia nuk është kaq dramatike. Fotot e shpërndara rreth një vit më parë kanë qenë të edituara me photoshop si dhe ajo kishte përdorur sasi të shumta make-up, duke bërë që të duket si “zombie”.

Edhe media serioze si Evening Standard raportuan si të vërtetë lajmin, duke thënë se Sahar peshonte vetëm 40 kg.

Në fakt ajo i është nënshtruar disa ndërhyrjeve kirurgjikale, por sot nuk duket edhe aq keq.