Sigal

Shumë njerëz preferojnë ta nisin ditën me një dush të ngrohtë, ndërsa disa të tjerë preferojnë të bëjnë dush përpara se të shtrihen për të fjetur. Nuk ka asnjë lloj studimi që të thotë se nëse laheni në një orar të caktuar do t’u bëjë më të pastër ose t’u bëjë të ndiheni më mirë. Kur bëni dush e gjitha duhet të varet nga qëllimet tuaja dhe çfarë bëni gjatë ditës.

Pse duhet të laheni në mëngjes?

Dermatologët thonë se ata që kanë lëkurë të yndyrshme duhet të lahen në mëngjes dhe jo në darkë. Nëse laheni sapo të jeni ngritur nga gjumi yndyra do të largohet më shpejt nga fytyra.

Nëse nuk mund të ngriheni nga gjumi në mëngjes, një dush i ngrohtë është më i dobishëm se një kafe. Dushi rrit metabolizmin dhe u bën më të kthjellët. Në fakt nëse në minutat e fundit laheni me ujë të ftohtë, kjo do ndikojë më mirë për ju.

Nëse keni një punë që kërkon të gjeneroni shumë ide bëni mirë që të laheni herët në mëngjes.

Pse duhet të laheni në mbrëmje?

Nëse nuk mund të flini gjumë, një dush i shpejtë do t’u ndihmojë shumë. Freskia që u jep dushi shërben si një ndikues natyral për gjumin.

Nëse keni lëkurë të thatë duhet të laheni në mbrëmje, pas pune. Nëse laheni në mëngjes lëkura juaj do të bëhet akoma dhe më e thatë.

Nëse ushtroheni në darkë duhet të bëni një dush të ngrohtë përpara se të flini. Kështu do të ndiheni akoma dhe më mirë ditën tjetër.