Sigal

Ndonjëherë bëhet e vështirë përzgjedhja e një ngjyre buzëkuqi për ta kombinuar me look-un në tërësi. Por ka disa këshilla të vogla që do ju ndihmojnë shumë, pasi çelësi gjendet te fytyra juaj.

Për femrat me lëkurë të bardhë

Ju mund të zgjidhni çdo ngjyrë, duke filluar nga nuancat më të ëmbla të pjeshkës, tek roza ose nude. Ndërsa në darkë do të ishte perfekte e kuqja e qershisë.

Rezultate imazhesh për lipstick on

Për femrat që zotërojnë të mesmen e ‘artë’

Për të gjitha ju që nuk jeni as të bardha as zeshkane, por diku në mes zgjidhja ideale do të ishte të shkonit me ngjyrën e kuqe, vishnjen dhe më rrallë me tonalitetet e nude.

Për femrat zeshkane

Ju mund të eksperimentoni jo vetëm me të kuqe që bie në sy, por edhe me ngjyra si e verdha apo roza e fortë. Ndërsa për ato që duan diçka më të lehtë të zgjedhin nuancat kafe të nude.