Sigal

Astronomët kanë zbuluar një planet të ri, i cili është 16 vite dritë nga Toka. Planet i ri ngjan me planetin Vulcan nga “Star Trek”.

Ky zbulim i rëndësishëm u botua këtë javë, si një studim i detajuar në Monthly Notice of the Royal Astronomical Society Studimi u bë nga Survey Dharma Planet dhe Teleskopi i Fondacionit Dharma Endoëment, nën udhëheqjen e astronomit Jian Ge. Teleskopi u vendos në majën e malit Lemmon, në Arizonën jugore.

“Planeti është afërsisht dyfishi i madhësisë së Tokës dhe orbiton yllin e saj me një periudhë 42-ditësh vetëm brenda zonës optimale të banueshme të yllit,”- tha astronomi Jian Ge.