NASA zgjedh ‘Clair de Lune’ të kompozitorit francez Claude Debussy për një video të re, spektakolare që kap pamje interesante të sipërfaqes së satelitit të Hënës.

Videoja, e krijuar nga Ernie Wright nga NASA, ndjek rrugën e diellit gjatë një dite të tërë hënore dhe e bëri debutimin e saj në një koncert në seksionin Pops të Orkestrës Simfonike Kombëtare me titull “Hapësira, kufiri i ri”.

Më pas u ngarkua në Youtube për të nderuar 49-vjetorin e misionit Apollo 11, i cili solli njeriun në Hënë, por gjithashtu për të festuar 60-vjetorin e agjencisë amerikane të hapësirës, shkruan atsh.

Videoja u krijua nëpërmjet montazhit të një sërë imazheve të kapura nga sonda ”Lunar Reconnaissance Orbiter”, e menduar për studimin e vetë Hënës.