Sigal

Një fotografi e kapur nga një sondë hapësinore e NASA-s ka kapur atë që thuhet të jetë një shishe antike në sipërfaqen e planetit Mars. Pretendimet e para thonë që shishja antike mund të jetë mbetje e një qytetërimi të lashtë.

Gjahtari i UFO-ve, Scott C.Waring, ka postuar imazhet, të cilat thuhet se janë marrë nga një sondë e NASA-s në sipërfaqen e planetit të kuq, në faqen e tij të diskutueshme.

Imazhet tregojnë atë që ai pretendon të jetë; një shishe antike e lëmuar e varrosur midis shkëmbinjve, që mund të jetë lënë pas nga një “kulturë e lashtë”.

“E gjeta këtë foto kur isha duke kontrolluar mbi fotot e marra nga sonda Mars Curiosity në blogun zyrtar të Agjencisë. Duket të jetë një shishe antike e vendosur mes pluhurit dhe baltës, nën sondën Curiosity. Shishja është e vogël … rreth tre inç e gjitha, por ne të gjithë kemi parë një shishe të vjetër mes pluhurit edhe më parë, dhe qartë ja ku është edhe një tjetër në Mars. Objekti është shumë reflektues, i rrumbullakosur dhe ka një qafë të gjatë, ashtu si mund të ketë një shishe këtu në tokë. Mbetjet e një kulture të lashtë.”

Sonda “Mars Curiosity” e NASA-s është nisur nga Toka në nëntor të vitit 2011 dhe u ul në planetin e largët 9 muaj më vonë. Që nga ajo kohë, ajo vazhdon të dërgojë imazhe të planetit të kuq në Tokë. Fotoja në fjalë mendohet të jetë marrë më 14 shtator.