Sigal

Shalqiri është i njohur si një frut i lëngshëm që përmban shumë vlera ushqyese të ndryshme. Ky frut i ëmbël konsumohet jashtëzakonisht shumë gjatë verës. Por, pyetja është: A i përdorni lëkurët e shalqirit? Fatkeqërisht, ato përfundojnë gjithmonë në plehra.

Ajo që njerëzit nuk e dinë është fakti që ato janë më të shëndetshme edhe se vetë ai.  Pjesa e bardhë e lëkurës është mbushur me shumë lëndë ushqyese të shëndetshme dhe padyshim është diçka që duhet ta shtoni në dietën tuaj të përditshme.
Natyrisht, të gjithë e dimë se është pa shije, por lëkura përmban vitamina A, B6, C, si dhe minerale, përfshirë kaliumin, zinkun dhe madje edhe magnezin. Është një burim i shkëlqyer i lycopenit, i cili është një antioksidant i mahnitshëm.

Pjesa jeshile përmban citrulin, një aminoacid që ka aftësinë për të ndërtuar muskuj të fortë dhe të shëndetshëm. Fibrat që mund të gjenden në lëkurë dhe shalqi janë të mira për të nxitur humbjen e peshës. Pjesa  e kuqe është e përbërë kryesisht nga uji, që e bën atë një diuretik shumë efektiv. Kështu, ndihmon në zhdukjen e toksinave dhe ujit të tepërt.
A keni nevojë për një mbrojtës efikas të imunitetit? Thjeshtë sigurohuni që të përdoni të gjithë pjesën e butë të lëkurëve të shalqirit.