Moment i mrekullueshëm kur mbin bima e fasules

2341
Sigal

Fasulet prodhojnë një shumëllojshmëri farash të cilat bëjnë që kjo bimë të marrë disa ngjyra. Ndaj dhe kemi fasule të zeza, të kuqe, me pulla, ngjyrë kremi apo edhe në madhësi të ndryshme, dhe e gjitha fshihet brenda lëkurës.

Farërat e fasule përbëhen në të vërtetë nga dy gjysma të cilat quhen kotiledone dhe në momentin që një e tillë futet në brendësi të një toke të shëndetshme fillon të mbijë bima e fasules.

Kokrra e fasules e hedhur në brendësi të tokës çan lëkurën dhe fillon të mbijë duke lëshuar njëherësh rrënjë dhe kërcell të një bime të re fasuleje së cilës do t’i duhen afërsisht 1 muaj derisa të rritet dhe të formojë edhe gjethet e bimës ndërsa për kokrra të reja fasuleje do të duhet edhe më tepër kohë.

Image