Meteori përplaset në fushën e orizit

610
Sigal

Një meteor i madh dyshohet se është përplasur në një fushë orizi në një fshat në lindje të Indisë.

Shkëmbi, i cili ra në fshatin Mahadeva në Bihar, peshonte rreth 13 kilogramë dhe kishte copëza magnetike, tha në një deklaratë zyra e Kryeministrit të shtetit.

Imazhet e publikuara në mediat sociale tregojnë fshatarët që qëndrojnë rreth një krateri të madh me baltë që besohet të jetë shkaktuar nga objekti.

Shkëmbi është aktualisht i ekspozuar në Muzeun Bihar, por do të transferohet në Qendrën Shkencore Srikrishna, për të bërë një analizë që do të konfirmojë nëse është meteor.