Mënyra më e mirë për të humbur peshë vetëm me lëkurë molle

184

Molla tashmë është e njohur jo vetëm si një frut shumë i shijshëm dhe lehtësisht i gjendshëm, por edhe për vetitë e saj kurative. Por, nëse nuk e keni ditur, lëkura e mollës është një “thesar” natyral i pasur me lëndë ushqyese, antioksidantë dhe acide yndyrore që ju ndihmojnë të humbni peshë.

Ju mund të humbni peshë me lëkurën e mollës falë acidit ursolik që gjendet në të, i cili lufton kolesterolin e keq, rregullon nivelin e sheqerit në gjak, si dhe djeg kaloritë e tepërta. Ajo përmban gjithashtu shumë fibra dhe vitamina, që përshpejtojnë metabolizmin. Të gjitha këto përfitime të lëkurës së mollës janë publikuar nga revista “Plus One”.

Ka një recetë perfekte që ju ndihmon të digjni dhjamin e tepërt dhe të hiqni kilogramët e padëshiruar pa u munduar shumë.

Përbërësit:

  • 3 mollë (lëkura)
  • 1 lugë çaji sherebelë
  • 1 litër ujë
  • lëng portokalli
  • 2 lugë gjelle mjaltë

Përgatitja:

  • Lani mollët mirë dhe qërojini. Vendosni një enë më ujë në zjarr të vlojë dhe shtoni në të lëkurët e mollëve dhe sherebelën. Lërini të ziejnë për rreth 30 minuta. Më pas largojini nga zjarri.
  • Lërini mënjanë për 15 minuta dhe kullojeni langun në një enë qelqi të pastër. Shtoni në të lëngun e portokallit dhe mjaltin dhe përziejini mirë. Pijeni 3 herë në ditë, në mëngjes me stomakun bosh dhe në drekë e darkë para vakteve të ngrënies.
  • Përdoreni këtë për 10 ditë rresht për rezultate të plota. Do të ndiheni të fryrë dhe kjo do t’ju pengojë të hani shumë gjatë ditës.