Meghan Markle njësoj si princeshë Diana

906
Sigal

Ende pa kaluar muaji nga ceremonia e martesës dhe Meghan Markle ka marrë tiparet e një princeshe të vërtetë, ndonëse titullin zyrtar e ka Dukesha e Sussexit.

Markle jo vetëm që është përshtatur mësë miri familjes mbretërore e rregullave, protokollit që i diktojnë mënyrën e jetesës pjestarëve të familjes, por ajo po sillet sikur të kishte lindur në një pallat mbretëror.

E sigurtë në vetvete, e dashur, e thjeshtë ajo i ka bërë të gjithë për vete.

Jo shumë kohë më parë ishte vetë Princ Harry ai që u shpreh se bashkëshortja e tij do të ishte mikeshë shumë e mirë me mamanë e tij të ndjerë .

E nëse bisedat e tyre do të ishin të vështira për t’u parashikuar, besojmë se moda dhe stili do të ishte një pikë e fortë që do të bashkonte Princeshë Dianën me Meghan Markle.

Në një kohë kaq të shkurtër dhe ekspertët e modës kanë grumbulluar të gjitha fotot dhe rastet ku dy princeshat janë veshur njësoj.

Markle po ecën në gjurmët e princeshës ikonë që la gjurmë në industrinë e modës e jo vetëm.