Sigal

Nëse i keni të shëndetshëm dhe me volum, ato ju bëjnë të dukeni shumë herë më bukur dhe për më tepër të ndjeheni më të sigurtë në vetvete. Por, në verë dhe jo vetëm, ndodh ta humbasin shkëlqimin dhe të bëhen shumë të thatë apo me maja të djegura.

Për t’i rigjeneruar dhe për t’i bërë të duken të mrekullueshme në çdo kohë, provoni të aplikoni këtë maskë me pjeshkë. Një kombinim perfekt i pjeshkës me banane dhe patate, që i thotë “lamtumirë” flokëve të thatë dhe të dobët.

Përbërësit:

1 pjeshkë

1 banane

2 gota ujë

1 patate

Përgatitja:

Lani mirë pataten, e qëroni dhe e prisni në copa të vogla. Vendosini në një enë me ujë dhe vërini në frigorifer për 8-12 orë. Kulloni ujin e patateve dhe lëreni mënjanë.

Qëroni pjeshkën dhe vendoseni në një blender.

Shtoni ujin e patateve dhe bananen (të përpunuara me lugë derisa të bëhet si krem) dhe lërini të kombinohen për pak sekonda. Hidheni përzierjen në një tas.

Aplikojeni në flokë dhe mbulojeni kokën me një qese plastike. Mbajeni për 30 minuta dhe më pas lajini flokët si zakonisht. Ja tek e gjetët maskën e duhur për flokët tuaj!