Sigal

Këto foto po bëjnë xhiron e rrjetit. Ato tregojnë momentet kur një mësuese matematike lidh kurorë me të fejuarin e saj, teksa është në krevat e sëmurë me një formë të rrallë kanceri.

Samantha Webster ishte në formë vazhdimisht, por në qershor shkoi në spital pasi kishte dhimbje në stomak. Aty mësoi se vuante nga një formë agresive kanceri dhe se kishe pak muaj jetë.

E vendosur për të lidhur martesë, Samantha- që nuk kishte marrë kurrë drogë dhe nuk kishte pirë kurrë alkool apo duhan- shkëmbeu zotimet me partnerin Alex në krevatin e spitalit. 33-vjeçarja ndërroi jetë një javë pasi lidhi kurorë.

Alec, që nuk ka folur fare prej vdekjes së saj, ka vendosur të publikojë fotot si një homazh për shpirtin binjak.

Kjo është tragjedia e dytë në jetën e tij, pasi vajza 18-vjeçare Nioni, nga një martesë e mëparshme, ndërroi jetë pas një beteje dyvjeçare me leuçeminë.