Sigal

Dy gjarpërinj janë xhiruar në një çati shtëpie trekatëshe ndërsa duken të përfshirë në një “luftë të ashpër” me njëri-tjetrin. Beteja vazhdoi në tokë pasi dyshja ra nga lartësia.

Gillian Bradley xhiroi videon në shtëpinë e saj në Cooroy, Australi, të shtunën.

Bradley i pa zvarranikët kur po kontrollonte verandën e saj, për të parë nëse vendi ishte i sigurt për ta lënë kotelen që të dilte jashtë.

Ajo e dërgoi përsëri kotelen brenda dhe filloi të filmonte “luftën”, që zgjati rreth 10 minuta.

“Gjarpri më i vogël ishte i mbështjellë rreth gjarprit më të madh. Kur gjarpri i madh ra, i vogli shkoi pas tij gjithashtu”, tha ajo.

Bradley fillimisht mendonte se gjarpërinjë po çiftëzoheshin, por gjuetari i gjarpërninjve Luke Huntley tha se kishte gjasa se ata po ziheshin për një femër.

Huntley tha se gjarpërinjtë çiftëzoheshin më ngadalë dhe se dy gjarpërinj meshkuj zakonisht shkojnë në të njëjtin vend nëse një gjarpër femër është afër.

Analiza e tij e videos duket të jetë e saktë, pasi Bradley gjeti gjarprin fitues që po çiftëzohej me një gjarpër femër ditën tjetër.