‘Lufta e verës’, mbahet çdo vit në këtë vend

582
Sigal

Hedhja e verës mbi dikë është zakonisht diçka e rezervuar për dramat në TV për shembull në situata konflikti midis disa personave, por në një qytet spanjoll, është një traditë vjetore.

Kjo sepse në qytetin Haro, La Rioja, në Spanjën veriore, ekziston një ditë e gjitha e cila i dedikohet luftës së verës.

Vendasit dhe vizitorët njësoj nisin me një procesion në orën 7 të mëngjesit, të udhëhequr nga kryetari i Bashkisë së qytetit, duke mbartur grumbuj enësh të mbushura me verë të kuqe.

Procesioni përcillet nga një ecje e shkurtër në Bilibio, përpara se të fillojë beteja.

Këtu, qëllimi është që të gjithë pjesëmarrësit të gjuajnë sa më shumë me verë njëri-tjetrin madje përdorin edhe pistoleta uji, kova e lodra të tjera plastike për këtë gjë.

Vera nuk mungon pasi vendi njihet për një numër të madh vreshtash përmes së cilave edhe prodhohet vera.

Batalla de Vino daton në shekullin e gjashtë, kur vdiq shenjtori mbrojtës i qytetit Shën Feliks dhe haxhinjtë filluan të lahen me verë për nder të tij.