Sigal

Më poshtë kemi renditur disa këshilla bukurie që ju vijnë në ndihmë për të pasur një fytyrë të bukur edhe pa makeup:

Këshilla e parë do të ishte të përdornit skrubin çdo ditë para se të flinit

Është paksa e bezdisshme si ndjesi, por duhet ta dini se qelizat e vdekura të lëkurës mund të vendosen njëra mbi tjetrën. Kjo mund të shkaktojë rrathë të zinj në fytyrë, akne, shenja, pore të mëdha. Ka shumë rëndësi ta pastroni fytyrën tuaj me qëllim që t’i linit vend lëkurës së re dhe t’i ofroni “frymëmarrjen” e merituar lëkurës suaj.

E vetmja mënyrë që lëkura juaj të jetë në formën më të mirë të mundshme është të filloni nga ushqimi

Është praktikisht e pamundur të keni lëkurë të shëndetshme pa pasur një mënyrë jetese të shëndetshme. Ju duhet të konsumoni një dietë me fruta dhe perime. Ju gjithashtu duhet të hidratoni lëkurën tuaj duke pirë mnimumi 2 l ujë në ditë. Gjithashtu filloni të bëni të paktën 7 orë gjumë gjatë natës.

Ushtrohuni më tepër

Stërvitja e përditshme nxjerr toksinat nga trupi juaj. Jo vetëm që një rutinë kardio përmirëson qarkullimin e gjakut dhe tonifikon trupin, por gjithashtu zvogëlon stresin, gjë që ju bën të dukeni më energjikë dhe të gjallë.

Eliminoni rrathët e zinj poshtë syve! Po si?

Për këtë duhet të rishikoni dietën tuaj. Rrathët shkaktohen nga mungesa e hekurit ose vitaminës B në trupin tuaj (mëlçia dhe mishi kuq përmbajnë shumë si këto). Zgjidhni një krem për sytë me efekt zbardhues ose me “retinol” e njohur ndryshe si Vitamina A1. Kompresat e ftohta me mente ose çaj jeshil bëjnë gjithashtu një punë të mirë.

Rrezatimi ultraviolet rrit mundësinë që të keni rrudha dhe një plakje të parakohshme

Gjithashtu çon në kancer të lëkurës dhe njerëzit me lëkurë të çelët duhet ta përdorin patjetër. Prandaj produktet me SPF duhet të përdoren jo vetëm në verë por gjatë gjithë vitit.

Limoni dhe domatet janë të njohura për efektet mahnitëse në lëkurë

Bëjini lëkurës suaj një shërbim fantastik dhe të nevojshëm, duke e fërkuar me lëngun e limonit ose domates. Limonin mund ta përzieni sëbashku me mjaltë. Mund të përzieni edhe limon me domate. I mbani këto përbërës në fytyrën tuaj për vetëm15 minuta. Mos harroni ta lani më pas me ujë të vakët.