Ky shef kuzhine ka krijuar vaktin ‘për një atak zemre perfekt’

636
Sigal

Një kuzhinier skocez po ofron një përvojë të paparë ndonjëherë në restorantin e tij në Australi. Ka ‘ndërtuar’ vaktin vdekjeprurës.

Kushton 50 dollarë dhe e ka vendosur në një kuti prej 30 cm prej dhe e ka mbushur me një sërë produktesh që mund t’ju “japin një sulm të bukur në zemër”, thotë kuzhinieri.

Kjo përfshin pica , patate të skuqura me salcë, tetë brinjë bualli të skuqura, dy salçiçe të rrahura, kebab kërpudhash, kofshë pule dhe një përzierje salcash.

E gjithë kjo pjatë mendohet të përmbajë më shumë se 4.000 kalori, çfarë është edhe dyfishi i konsumit mesatar ditor, me gratë që kanë nevojë vetëm për 2,000 në ditë dhe burrat që kanë nevojë për 2,500 të tilla.

Chris pretendon se fillimisht ka qenë në dyshim nëse duhej ta krijonte këtë pjatë pasi Melburni është një vend ku njerëzit hanë shëndetshëm por pasi e krijoi pa se u bë shumë ‘popullore’ dhe tani ka klientë të rregullt në restorantin e tij./: mirror.co.uk