Kujdes! Ja çfarë ndodh nëse pini ujë të ftohtë menjëherë pasi keni ngrënë

1292
Sigal

Pirja e ujit të ftohtë nuk është aspak një ide e mirë. Por a ka fakte pas kësaj?  Uji është një nga lëndët jetike për organizmin e njeriut. Ndihmon balancimin e lëngjeve të trupit, në funksionimin e tretjes, absorbimit, qarkullimit, transportimit të lëndëve ushqyese dhe mban temperaturën e trupit në nivelin e duhur.
Por, nuk është gjithmonë i mirë.

Pse nuk këshillohet të pini ujë të ftohtë pas ngrënies?
Le të merremi me 2 gjëra veçmas. Së pari, pirja e ujit pas ngrënies mund të ulë lëngjet tretëse. Çfarë do të thotë kjo për trupin? Do të thotë që me shumë mundësi provoni simptomat e tretjes së ngadaltë.

Kjo mund të përfshijë:

  • Fryrje
  • Kapsllëk
  • Reflukse acide
  • Dhimbje stomaku
  • Trupi absorbon më pak lëndë ushqyese.

Pikëpamja e Ayurvedic (sistem mjekësor me rrënjët në Indi) tretja përfshin “zjarrin tretës”.
Pirja e ftohtë e ujit mendohet se e shuan këtë zjarr. Duke hedhur një shikim në shkencën e biologjisë mëlçia përshembull ruan një temperaturë të caktuar që të funksionojë optimalisht. E njëjta gjë ndodh për të gjithë organet e brendshme. Ndaj kur konsumojmë ujë të ftohtë, organizmi punon më shumë që të ngrejë temperaturën e ulur, çështja komplikohet kur pijmë ujë pas ushqimit pasi interferon dhe me tretjen.

Provoni të pini ujë të ngrohtë për një javë dhe shihni ndryshimet në tretje.

Cila është mënyra më e mirë për të pirë ujë?
Pirja e ujit me stomak bosh. Që të jeni të sigurt që stomaku është bosh duhet të prisni deri në 2 orë pasi keni ngrënë. Ose më mirë pini 15-20 minuta para se të konsumoni ushqim.