Komshinjtë ishin të zhurmshëm në shtrat, studentja u bën një letër, por përgjigjja e la pa fjalë

783
Sigal

Një shkëmbim letrash mes komshinjsh ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Protagoniste e kësaj ngjarjeje është një studente nga Universiteti i “Syracause”, Jenna Levine, e cila u ka shkruar një letër komshinjve të saj të cilëve u tërheq vëmendjen se janë shumë të zhurmshëm gjatë seksit.

“Iu lutem bëni seks pak më qetë, sepse disa nga ne po provojnë të flemë & përveç kësaj mos të flasim për faktin që po ma kujtoni se sa e vetmuar jam… ndjehuni të lirë të bëni gjithçka që dëshironi, vetëm iu lutem, bëjeni fëlliqur, por me më pak zhurmë. Faleminderit”, – shkruan studentja në letrën që u ka lënë komshinjve.

Nuk kishte vonuar as përgjigja e komshinjve, të cilët kanë kërkuar ndjesë me shumë finesë.

“E dashur komshije, më vjen shumë shumë keq. Nuk e kam analizuar se sa i zhurmshëm kam qenë, ndonjëherë. Të bërit seks me zë shumë të lartë është më “hot” dhe që të kushton, gjë për të cilën sinqerisht kërkoj falje. Me vjen shumë keq, e shpresoj që nuk ka ndodhur shumë shpesh dhe faleminderit për letrën.

Do të provoj ta bëj më fëlliqur dhe me zë më të ulët. Dhe mos u shqetëso, nuk do të jesh e vetme përgjithmonë. Personi i duhur do të vijë kur të vijë koha. Unë isha single për 18 vjet, haha. Edhe një herë, Më vjen keq sinqerisht. Më fal. Dhoma 338”, – thuhet në letrën e komshinjve që i kanë lënë edhe një çokollatë.