Sigal

Resveratroli, një përbërje natyrore e gjetur te vera e kuqe dhe kikirikët, ka veti antiinflamatore, të cilat ndihmojnë kundër humbjes së kockave. Tashmë shkencëtarët danezë kanë treguar se përbërja bimore, një lloj fenoli natyror, rrit dendësinë e kockave të shtyllës kurrizore me sindromin metabolik, i cili lidhet me inflamacionet e gradës së ulët, gjë që mund të shkaktojë humbjen e kockave.

Studimi është publikuar në revistën “Endocrine Society”, të Klinikës së Endokrinologjisë dhe Metabolizmit, e studion densitetin mineral të kockave dhe shenjat e formimit të kockave dhe riabsorbimit të tyre të meshkujt e moshës 66-vjeçare me sindromin metabolik.