Sigal

Dashi

Një dash e di se çfarë do dhe e ndjek gjithmonë. Kjo vendosmëri është e admirueshme, por jo gjithmonë efikase. Këto shenja tentojnë të reaagojnë pa u menduar dhe mund ta shohin interesin e tyre të dashurisë si një projekt të ri. Një tjetër problem që ka dashi është se  kërkon gjithmonë atë që nuk mund të ketë dhe në momentin që e ka, nuk e do më. Mund të jetë e vështirë të gjendet një person që ndjek të njëjtin hap me dashin. Mund të frikësojë disa prej shenjave të zodiakut me intensitetin e tij.

Demi

Demi është shenja më kokëfortë e zodiakut. Është gjithashtu besnike, por e argëton ideja që tjetri ka nevojë për të. Presin të marrin atë që japin dhe ndonjëherë ua japin personave të gabuar. Demat duhet të kuptojnë që nuk mundet gjithmonë t’i japësh gjithçka partnerit, por dhe ai duhet të dijë t’ia dalë vetë.

Virgjëresha

E vetmja arsye pse një virgjëreshë mund të përfundojë vetëm është sepse nuk ndjen mjaftueshëm për askënd. Këto janë shenja të perfeksionizmit dhe kjo gjithashtu u detyrohet edhe pasigurisë së tyre. Janë një nga shenjat më të ndjeshme dhe iu pëlqen të këne një partner të qëndrueshëm të cilit mund t’i besojnë. Në vend që të provojnë të ndryshojnë partnerin e tyre me ngulm, duhet fillimisht të flasin me ndershmëri. Nuk mund të sistemojnë gjithçka sipas kënaqësisë së tyre.

Bricjapi

Bricjapët punojnë fort dhe kanë standarde shumë të larta. Jo se ka gjë të gabuar këtu, por të tjerët mund të jenë të ndrojtur dhe të intimiduar për të nisur një marrëdhënie me ta. Lëvozhga e një Bricjapi është e vështirë për t’u thyer, por nëse e bën e ke përgjithmonë. Është një shenjë jashtëzakonisht selektive, por edhe besnike në të njëjtën kohë, kështu që do t’ia vlejë. Janë ambiciozë dhe të zënë duke punuar e shpesh hapësira e tyre është shumë e vogël për një marrëdhënie.

Ujori

Personat e lindur nën shenjën e Ujorit kanë shumë gjasatë jenë vetëm sepse janë më të sigurt krahasuar me gjithë shenjat e tjera. Mund të gjejnë lumturinë e pastër tek vetmia, pasi janë shpirtra të thellë të cilëve u pëlqen të përvetësojnë. Janë shumë selektivë kështu që e kanë të vështirë të gjejnë një partner me të cilin mund të ndihen 100% të lumtur. Ujori është një ëndërrimtar i madh dhe beson gjithmonë se e pret diçka e mrekullueshme aty jashtë.