Sigal

Një nga kompanitë më të mëdha indiane të prodhimit të bizhuterive të shtrenjta, GRT Jewelers, ka zgjedhur pikërisht vitrinat e Dubait, për të ekspozuar produktet e saj. Si mënyrën më të mirë për të reklamuar mallin në një vend luksi, kompania ka zgjedhur një palë vathë floriri, të cilët peshojnë më shumë se një kilogram.

Të dizajnuar sipas traditës indiane, vathët prej floriri 22 karat kushtojnë 54 450 dollarë.

Kompania prodhuese thotë se këta janë vathët më të mëdhenj në botë dhe ata kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e rekordeve Guinness.