Këto janë shenjat më të urryera të zodiakut

452
Sigal

Akrepi

Janë kokëfortë dhe pa skrupuj, janë të aftë që të bëjnë gjithçka vetëm që të arrijnë atë që duan. Pushteti është e vetmja gjë që duan ata. Qoftë në një lidhje, qoftë në profesion, apo në jetën e përditshme. Ata frymojnë pushtet në çdo rast dhe janë shumë të fiksuar me idenë e posedimit të gjithçkaje. Ndaj dhe nuk duhet të mashtrohesh nga hijeshia e tyre, pasi kanë gjithmonë një as nën mëngë në favor të vetes së tyre.

Akrepët janë bij të ujit dhe udhëhiqen nga Plutoni, zot i i ferrit. Janë enigmatikë, misteriozë dhe janë të aftë të penetrojnë në skutat më të errëta të mendjes të të tjerëve dhe ta përdorin këtë fakt.

Ujori

Ujorët e duan shumë veten, janë zakonisht të ftohtë dhe shumë racionalë.Në fakt kjo bën që të kenë shumë frikë nga emocionet. Ata janë qeniet më indiferente dhe më menefregiste që mund të njihni. Të gjithë ata që mund të kenë pasur të bëjnë me një Ujor në jetën e tyre e dinë shumë mirë çfarë do të thotë kjo. Ndaj dhe Ujori është një nga shenjat më të urryera të zodiakut