Këto janë ndjenat konfuze që ju bëjnë të mendoni se keni rënë në dashuri, por nuk është kështu!

787
Sigal

Ndonjëherë ndihemi konfuzë e nuk e dimë as vetë se ç’ndjejmë për personin krahë nesh. A e duam vërtet? Apo është një ndjenjë kalimtare.

Këto janë shenjat që tregojnë se kjo ndjenjë që keni nuk do të zgjasë shumë.

-Ju po nxitoni shumë.
S’ka kaluar shumë kohë nga lidhja juaj dhe ju doni ta bëni formale atë ose të jetoni bashkë.

-Kërkoni të dini absolutisht çdo gjë rreth njëri-tjetrit brenda një kohe shumë të shkurtër, kjo e fundit është totalisht e pamundur. Duhet një jetë e tërë për të njohur një njeri dhe jo 1 ose 2 muaj.

-Shkëmbeni mesazhe gjatë gjithë kohës.
E njihni njëri-tjetrin me anë të telefonit dhe kjo gjë ju konsumon shumë pasi kufizon shumë mundësinë për të folur nga afër.

-Tregoni se keni ndjenja shumë të mëdha për të kur në realitet mund të jetë thjesht një pëlqim ose tërheqje fizike që krijohet mes jush