Sigal

Marrëdhëniet janë diçka jo e thjeshtë dhe të gjithë ne përfundojmë duke i treguar me raste një gënjeshtër të bardhë partnerit tonë, në një mënyrë ose një tjetër, ose që t’i bëjmë ata të ndihen më mirë apo të mos ua lëndojmë ndjenjat.

Prapëseprapë, ekziston një dallim në mes një “devijimi” të vogël dhe gënjeshtrave të zakonshme. Ka ende njerëz që në fund të ditës përfundojnë duke gënjyer në marrëdhënien e tyre, por këto gënjeshtra kanë potencialin për ta shkatërruar marrëdhënien.

Ja cilat janë gënjeshtrat që ju duhet të shmangni nëse doni që lidhja juaj të zgjasë:

Gënjeshtra nr. 1: Nevojat

Shumë njerëz përfundojnë duke gënjyer për nevojat dhe dëshirat e tyre themelore. Kur gratë mashtrojnë për dëshirat e tyre ose burrat shtiren në biseda vetëm për ta bërë partneren që ta pëlqejë, që në fillim e dimë se marrëdhënia ka për të përfunduar.

Nëse neglizhoni dhe shtypni dëshirat e nevojat tuaja, vetëm për të kënaqur partnerin tuaj, atëherë ju e dini se jeni duke humbur. Prapëseprapë, edhe gënjeshtrat më të lehta e gjejnë një mënyrë për të ardhur dhe për t’jua nxirë fytyrën.

Gënjeshtra nr. 2: Ndjenjat

Ashtu si me dëshirat dhe nevojat, e njëjta gjë vlen edhe për ndjenjat. Fshehja e çdo aspekti të identitetit tuaj personal mund të çojë në keqkuptime dhe komplikime të panevojshme.

Kjo sigurisht që nuk do të thotë që ju t’i reflektoni të gjitha ndryshimet tuaja të humorit në partnerin tuaj, por vetëm se duke shprehur pakënaqësinë dhe lëndimin, është një mënyrë më e mirë për të qenë në kontakt me partnerin tuaj sesa të jeni agresiv-pasiv më vonë.

Gënjeshtra nr. 3: Besnikëria

Tradhtia është e gabuar dhe tradhtia emocionale është po aq e keqe sa edhe tradhtia fizike ndaj partnerit tuaj. Ndërsa, kjo do të ishte gjëja më e dukshme në një listë të gënjeshtrave që kurrë nuk duhet t’ia thoni partnerit tuaj, do të habiteni se sa njerëz nuk e njohin pabesinë emocionale si diçka problematike.

Vetëm mos harroni, nëse shpenzoni shumë kohë me flirtimin tuaj të “fshehtë”, thjesht imagjinoni se si do të ndiheni nëse partneri juaj ju bën të njëjtën gjë.

Gënjeshtra nr. 4: Ish-at

Kur themi ish-at, ne po përfshijmë të gjitha llojet e historive romantike që keni përjetuar. Kur bëhet fjalë për të kaluarën tuaj, ndershmëria është me të vërtetë rruga më e mirë.

Partneri juaj ndoshta nuk do të shqetësohej për ekzistencën e ish-ave tuaj pasi a e di se ju keni patur një të kaluar para tij, po aq sa do të ishte i verbuar nga xhelozia nëse nuk ia thoni të vërtetën duke rezultuar në një surprizë potencialisht të pakëndshme.

Gënjeshtra nr. 5: Fëmijët

Kjo nuk është një punë e madhe deri sa të mendoni rreth konsolidimit të marrëdhënies tuaj, por në momentin që e bëni, tema e fëmijëve është e detyruar të shfaqet. Dhe sinqerisht, një çift ku një person dëshiron fëmijët dhe tjetri jo, zakonisht përfundon me lot.

Ju nuk mund ta ndryshoni atë që dëshironi dhe as nuk është e drejtë të pritet që partneri juaj të bëjë sakrifica. Flisni për atë që dëshironi në mënyrë të hapur me partnerin tuaj dhe ju mund t’i kurseni vetes një lëndim të madh zemre në një afat të gjatë.