Këto janë 11 shenjat që tregojnë se jeni lidhur me një sociopath! E dini çfarë është?

582
Sigal

E imagjinoni dot sikur personi që dilni apo dashuroni ka probleme me personalitetin e tij, që e manifeston në qëndrimet dhe sjelljen ekstreme antisociale dhe në mungesën e ndërgjegjes? Jo të gjithë personat me këto probleme janë kriminelë të rrezikshëm. Por ata mund t’jua bëjnë jetën më të vështirë. Ja 11 shenjat:

1.Kanë një ego të ekzagjeruar

Sociopathët kanë një ndjenjë të fryrë për veten. Ata janë narcisit në ekstrem, me një ndjenjë të ekzagjeruar të të pasurit të drejtë gjithmonë. Dr. Seth Meyers thotë se, ata priren të fajësojnë të tjerët për dështimet e tyre.

2.Gënjejnë dhe përdorin sjellje manipuluese.

Sociopathët përdorin mashtrimin dhe manipulimin mbi një bazë të vërtetë. Përse?

“Të gënjesh për hir të gënjeshtrës. Të gënjesh vetëm për të parë nëse mund të gënjejnë njerëzit. Dhe ndonjëherë gënjeshtra të mëdha për të marrë efekte të mëdha”, shprehet Dr. Stout.

3.Kanë mungesë të ndjeshmërisë

Ata nuk e kanë botën e brendshme emocionale si të gjithë njerëzit dhe ndoshta për këtë, ata nuk mund të imagjinojnë apo të ndjejnë botën emocionale të njerëzve të tjerë.

4.Kanë mungesë faji apo turpi

Studimet tregojnë se personat me çrregullime të personalitetit kanë mungesë të keqardhjes, fajit apo turpit.

5.Qëndrojnë të qetë në situata të frikshme apo të rrezikshme

Një sociopath nuk mund të jetë i shqetësuar pas një aksidenti me makinë. Dhe eksperimentet kanë treguar se ndërsa njerëzit normalë shprehin frikë, kur ata shohin imazhe shqetësuese ose janë të kërcënuar me goditje elektrike, personat me çrregullime personaliteti nuk priren për të shprehur këtë ndjejnë.

6.Sillen në mënyra të papërgjegjshme ose impulsive në ekstrem

Ata “kërcejnë” nga një qëllim te tjetri dhe veprojnë të nxitur nga momenti. Ata mund të jenë të papërgjegjshëm kur është fjala për financat e tyre dhe detyrimet ose përgjegjësitë për njerëzit e tjerë.

7.Kanë pak miq

Ata nuk priren të kenë miq, të paktën jo të vërtetë. Sociopathë nuk duan miq, vetëm nëse ata kanë nevojë për ta, sipas iconstyle. Ose të gjithë miqtë e tyre janë të lidhur sipërfaqësisht me ta, miq nga shoqata.

8.Janë simpatikë, por vetëm sipërfaqësisht

Këta persona mund të jenë shumë karizmatik dhe miqësor, për shkak se ata e dinë se do t’i ndihmojë ata të marrin atë që duan. Ata janë ekspertë të mashtrimit dhe gjithmonë kanë një agjendë të fshehtë.

“Njerëzit janë aq të habitur kur ata zbulojnë se dikush është një sociopath, sepse ata kanë efekte të mrekullueshme. Ata janë mjeshtër të maskimit. Mjeti kryesor i tyre për të mos u zbuluar është krijimi i një personaliteti të jashtëm”, thotë psikoterapisti Ross Rosenberg.

9.Jetojnë sipas “parimit të kënaqësisë”

“Në qoftë se ndihen mirë dhe janë në gjendje për të shmangur pasojat, do ta bëjnë atë! Ata jetojnë jetën e tyre në korsinë e shpejtë, në ekstrem, duke kërkuar stimulim, eksitim dhe kënaqësi nga kudo që mund ta marrin atë”, sqaron Rosenberg.

10.Tregojnë mospërfillje për normat shoqërore

“Ata thyejnë rregullat dhe ligjet për shkak se nuk besojnë se rregullat e shoqërisë zbatohen ndaj tyre”, thotë psikiatri Dr. Dale Archer.

11.Sy “intensiv”

Ata nuk kanë asnjë problem me mbajtjen e kontakteve me sy në mënyrë të pandërprerë.

“Dështimi ynë për të parë larg me edukatë perceptohet edhe si agresiv apo joshës”, thotë Thomas, i diagnostikuar me çrregullime në personalitet.

*Sociopath quhet një person me çrregullime personaliteti që shfaqen me qëndrime dhe sjellje ekstreme antisociale dhe me mungesë të ndërgjegjes.