Sigal

Dhimbje koke? Të gjithë drejtohemi menjëherë drejt farmacive për të blerë paracetamol.

Por hollandezët kanë gjetur një zgjidhje tjetër. Për të ndaluar dhimbjen e kokës nuk ka më nevojë për ilaçe, mjafton vetëm një akullore.

Për herë të parë, në një qytet të quajtur Nagelkerke në Hollandë, është prodhuar akullorja me paracetamol 500 mg, që zëvëndëson ilaçin.

Kjo ide lindi për shkak të numrit të madh të njerëzve të cilët kalonin hangover, pasi në qytetin në fjalë festat janë të shpeshta, sidomos ato të karnavaleve.

Epo, nëse shkon në Hollandë i thua dhimbjes së kokës “Mirësetëvish!”