Kafshët më ‘njerëzore’ se njerëzit! Ja çfarë bëjnë majmunët kur leopardi bie në pus

386

Majmunët përveçse qesharakë, dinë të bëhen edhe të dobishëm për kafshët e tjera dhe këtë e kanë treguar duke shpëtuar nga mbytja një leopard, që ra në një pus të thellë 7.6 metra.

Pasi panë leopardin brenda pusit pranë tempullit Sikar, Rajasthan në Indi, majmunët filluan të kërcenin dhe bërtisnin për të alarmuar në këtë mënyrën vizitorët aty pranë.

Dhe kështu ndodhi, pasi vizitorët të tërhequr nga sjellja e çuditshme e majmunëve shkuan pranë pusti dhe panë leopardin në fund të tij.

Ata thirrën rojet e pyllit në vendngjarje dhe aty nisi një mision shpëtimi me shkallë, duke bërë që leopardi të dilte shëndoshë e mirë e të vraponte drejt xhunglës.