Sigal

Dizajni i banjës shpesh konceptohet në terma bardhë e zi,  por nuk ka pse të jetë kështu. Tualeti është një ndarje e vogël e shtëpisë që ju jep mundësinë dhe lirinë kreative për të eksperimentuar me nuanca të gjalla dhe sfumatura jo të zakonshme. Një ngjyrë surprizë që duhet të merrni në konsideratë? Jeshilja.

Jeshile lime

Ky tualet ndodhet në një shtëpi në San Francisco, dizenjuar nga Katie Ridderk, një kopsht i vërtetë—si një oaz me mure jeshile lime rrethuar nga lule alumini. Një ngjyrë e tillë e rezervuar për një hapësirë si tualeti përqafon një shpirt të gjallë e lulëzues.

Jeshile zhade

Ky është një apartament sicilian i shek XIX, ku muret dhe dyshemeja janë veshur me pllaka të vogla jeshile zhade, ku së bashku me shandanin dhe tavanin e harkuar, i japin një atmosferë pallatesh mbretërore.

Jeshile bari

Kjo është një banjë në dhomën e mysafirëve në një shtëpi në Cape Cod, dizenjuar nga Ken Fulk, ku muret janë lyer me një jeshile realksuese bari—një nga nuancat më të përshtatshme të jeshiles që mund të zgjidhni. Jeshilja e barit ju jep më shumë liri në dizajnin tuaj. Ju mund t’i jepni më shumë jetë duke i shtuar ngjyra funny ose aspekte të ndryshme ndriçimi.

Jeshile e qetë

Në shtëpinë marokene të dizenjatores Liza Bruce, jeshilja e qetë mbulon muret me pasqyra bazuar në një dizajn tradicional islamik. Hija jeshile e tokës e bën ambientin më realaksues, i jep një atomosferë spa që kompletohet nga statujat e vogla dhe bimët.