Sigal

Kur është fjala për të dalë një natë me miqtë ju e dini fare mirë sesi të luani me faqet tuaja për t’i dhënë një ngjyrë të kuqe të ndezur.

Por a nuk dëshironi që këtë ngjyrë të trëndafiltë t’ia jepni përmes disa metodave të shendetshme dhe jo tualetit të rënduar që dëmton faqet tuaja? Nëse përgjigjia është po, atëherë jeni në vendin e duhur.

Masazhoni faqet
Masazhoni faqet me majat e gishtave. Kjo do të ndihmojë për të përmirësuar qarkullimin e gjakut në fytyrën tuaj dhe do t’i japë faqeve një skuqje natyrale.

Eksfoljoni lëkurën me scrub
Pastrimi i lëkurës nga qelizat e vdekura do t’i japë mundësinë të marrë një ngjyrë natyrale tek mollëzat.

Lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë
Kjo është një metodë dy minutëshe për të skuqur mollëzat tuaja, pasi uji i ngrohtë përmirëson qarkullimin e gjakut.

Pjesë e regjimit duhet të jetë stervitja e rregullt
Faqet e trëndafilta kanë qenë gjithmonë shenjë e shëndetit të mirë, prandaj duhet të stërviteni rregullisht. Kështu trupi do të nxjerrë jashtë toksinat dhe do të jetë i “oksigjenuar” siç duhet. Ushtrimet i mbajnë faqet tuaja të kuqe.

Këshilla të tjera:

Hani  shëndetshëm dhe mbani një dietë të balancuar.

Pini shumë ujë

Disa truke natyrale me përbërës që i keni në shtëpi:

Bashkoni disa pika lëng limoni me lëng kastraveci. I shtoni mjaltë dhe qumësht. Kjo do ti japë faqeve tuaja një shkëlqim rozë.

Gjithashtu mund të aplikoni pak uthull molle tek mollëzat me ndihmën e një pambuku. ‘

Lëngu i rrushit apo i shegës, mund t’ju ndihmojë gjithashtu për skuqjen natyrale të mollëzave tuaja.