Sigal

Periudha e vjeshtës është një ndryshim i madh jo vetëm për njerëzit por edhe për kafshët, prandaj një kujdes i veçantë duhet edhe tek ato. Ndryshimi i stinës sjell tek kafshët shtëpiake rënie të qimeve, sëmundje të zemrës, dhimbje të nyjeve apo edhe alergji. Një nga kafshët më të zakonshme shtëpiake është macja. Ne po ju tregojmë këshilla si të kujdeseni që shëndeti i tyre të mos preket nga ndryshimet klimaterike.

Disa mace kryejnë shumë më pak stërvitje në këto muaj të freskët pasi ato nuk dalin dhe nuk kryejnë aktivitet fizik. Sigurohuni që ta rregulloni marrjen e ushqimit në përputhje me rrethanat për t’iu shmangur marrjes së peshës së tepërt, gjithashtu sigurohuni që uji i freskët është gjithnjë i disponueshëm. Nëse macja juaj ka dëshirë të shikojë jashtë, sigurohuni që veshët dhe hunda e saj të mos jetë e ftohtë, pasi kjo sjell menjëherë probleme në shëndetin e saj. Nga ana tjetër nëse keni ngrohëse mos e lejoni asnjëherë macen tuaj të qëndrojë pranë saj.