Sigal

Tastiera e kompjuterit është një nga objektet më të papastra që ju keni në shtëpi. Ne e përdorim atë në çdo moment dhe shpesh harrojmë t’i lajmë duart para. Por ky është një veprim aspak i mirë, i cili më pas sjell pasoja. Bakteret, pluhurat dhe të gjitha papastërtitë që krijohen aty do të transmetohen tek ju ose fëmijët tuaj. Ekspertët këshillojnë që para përdorimit tastiera të lahet në mënyrë që të shmangen papastërtitë. Nëse nuk keni larës të posaçëm ne po ju tregojmë një mënyrë pastrimi në kushte shtëpie.

Merrni tharësen e flokëve për të hequr mbetjet ushqimore, apo pluhurat në sipërfaqe. Më pas me kruajtëse veshësh pastroni të gjitha ndarjet e tastierës. Sigurohuni që të mos lini asnjë hapësire pa pastruar. Më pas me pak alkool mund të fshini butonat sipër. Kjo mënyrë përveç pastrimit, e dezinfekton tastierën dhe djeg bakteret.